
Policia ka shoqëruar 3 protestues pas incidenteve në Bulevard, ku kordoni i policisë bllokoi lëvizjen e tyre drejt ministrisë së Brendshme.
Gjatë protestës së sotme të PD-së, u shënuan disa akte dhune, që nga sulmet me gurë drejt efektivëve, e deri te hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të Policisë.
Si pasojë e hedhjes në drejtim të punonjësve të Policisë të bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga disa protestues, u lënduan tre punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.
and then