Miliona euro në lojë, trajneri i Trabzonsporit ndez tifozët për Ernest Muçin: Nuk ka problem me…

Ernest Muçi u zgjodh dje lojtari i ndeshjes, pasi i dha fitoren Trabzonsporit në transfertën e Beshiktashit. Futbollisti i Kombëtares shënoi golin e fitores për 1 me 2.

Pas ndeshjes, trajneri Fatih Teke i Trabzonsporit u pyet për Muçin. Tekniku tregoi hapur se dëshira e stafit është që të qëndrojë, por do të mbetet në dorën e drejtuesve që duan të negociojnë me çmimin 8.5 milionë euro që kërkohet nga Beshiktashi.

“Ia përcolla mendimin tim klubit dhe vetë Muçit. Muçi ishte i dobishëm gjatë kohës së tij këtu. Performanca e sotme(djeshme) ishte disi e ngjashme me atë që dhuron Muçi.

Nuk ka problem me idenë e dëshirës për të qëndruar Muçi. Mendoj se mund të ketë vështirësi financiare. Por mendoj se mund të shkojë në drejtimin që duam ne”, u shpreh Teke pas fitores me Beshiktashin.

Fjalët e trajnerit Teke kanë ndezur tifozët e Trabzonsporit, që po kërkojnë blerjen e kartonit. Fillimisht u tha se data e fundit për të nisur transferimin ishte sot, më 10 maj. Pas ndeshjes me Beshiktashin u zbulua që bëhet fjalë për datën 20 maj, ndërsa më parë ishte një gabim i presidentit të Beshiktashit që kishte njoftuar ndryshe.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×