2 gola 4 pikë, Vlahovic rikthehet fuqishëm, por rinovimi mbetet pezull

Dusan Vlahovic rikthehet në momentin më të rëndësishëm të sezonit dhe impakti i tij është i menjëhershëm. Në dy ndeshjet e fundit, ndaj Verona dhe Lecces, Vlahovic realizoi dy gola duke i dhuruar Juves 4 pikë jetike në garën për të siguruar një vend në Champions League. Kaq ka mjaftuar që në Torino të rihapet edhe një herë opsioni për rinovimin e kontratës me sulmuesin serb.

Pengesë në këtë pikë mbeten pretendimet e lojtarit dhe ofertat që vijnë në drejtimin të tij. “Zonja e Vjetër” ka vendosur një tavan prej 7 milionë euro, por me sa duket kaq nuk mjafton për të plotësuar kërkesa e numrit 9-të.

Corriere dello Sport zbulon, se Vlahovic mbetet në pritje të ofertave që mund të vijnë nga ekipi si Bayern Munich dhe Barcelona, për të kthyer më pas një përgjigje përfundimtare në lidhje me të ardhmen e tij në Torino.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×