Dosja AKSHI/ Ermal Peçi: Besoj se do të ketë zhvillime nga SPAK! Shqiptarët do të vënë duart në kokë kur të shohin…

“Filozofia e Ramës është që të krijojë situata që të harrohen ato të vjetrat”, kështu u gazetari Ermal Peçi në një intervistës në “News24”.

Ai theksoi se qeveria nuk ka përmbushur asnjë kriter dhe se sipas tij vendi është i përfshirë nga korrupsioni e krimi. Sa i përket SPAK, nënvizoi se e sheh si të vetmen mënyrë që mund t’i sjellë ndryshim apo shpresë Shqipërisë.

“Kjo qeveri nuk ka përmbushur asnjë kriter. PS është vetëm klani i Edi Ramës, nuk ekziston asnjë klan aty. Kanë dalë jashtë loje. Zoti Rama i ka paraprirë dhe ata nuk kanë guximin t’i dalin kundër zotit Rama. Këta përdorin të njëjtën filozofi. Krijo sa më shumë ngjarje që njerëzit të harrojnë çfarë ka ndodhur. Çfarë kemi parë ne, korrupsion, grupe kriminale që vendosin deputetë. Ky është realitet. Ndaj i qëndroj SPAK, sepse është i vetmi që mund të sjellë ndryshimin. Sa për AKSHI-n besoj që zhurma sa po vjen e po shtohet. Besoj se do ketë edhe zhvillime nga SPAK. Di që disa dosje janë në fund. Pra është bërë si një pus i thellë që nuk i del kurrë fundi. Vetëm po të shoshën edhe mënyrën se si këta do të denoncojnë njëri tjetrin tashmë, shqiptarët do të vënë duart në kokë se çfarë janë bërë me taksat e tyre dhe pasuritë e këtij vendi”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×