Prokuroria i dërgon KQZ-së shkresë për kryebashkiakun e Kuçovës, zbardhet dënimi i formës së prerë në Greqi

Prokuroria e Përgjithshme ka informuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi të kaluarën penale të kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, duke bërë me dije se ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi.

Sipas shkresës së Prokurorisë, Hajdari është dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek, në një kohë kur ishte 17 vjeç dhe i mitur. Në atë rast, ndaj tij ishte vendosur masë riedukimi, por ky dënim nuk ishte deklaruar në formularët përkatës.

Në një tjetër çështje, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka shpallur fajtor Hajdarin për veprën penale “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”. Në vendimin e dhënë më 25 janar 2024, gjykata ka zëvendësuar dënimin me burg prej një viti me 150 orë pune në shërbim publik.

Në vijim të hetimeve, SPAK e ka marrë atë të pandehur dhe i ka komunikuar akuzën për falsifikim formularësh, një ditë pasi KQZ nuk ndërpreu mandatin e tij si kryebashkiak. Prokuroria i kërkon KQZ-së të marrë në shqyrtim informacionin e përcjellë, ndërsa çështja pritet të vijojë me zhvillime të mëtejshme institucionale.

  • foto galeri
  • foto galeri



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×