8 vite pa parë vajzën që dergjet në spitalin australian me kancer, apeli i nënës nga Vlora: Më ndihmoni për shpenzimet

Një nënë vlonjate po përjeton dhimbjen më të madhe që mund t’i bjerë një prindi mbi supe. Pas shumë fatkeqësive në jetë, sot ajo po lufton për gjënë më të shtrenjtë që ka, jetën e vajzës së saj, Ariolës, e cila ndodhet në Australi dhe po përballet me një kancer ovarian në stad të avancuar, që ka rrezikuar seriozisht jetën e saj. Prej 7 vitesh nënë e bijë nuk janë përqafuar. Sot, kur Ariola ka më shumë nevojë se kurrë për nënën pranë, sëmundja e ka goditur rëndë dhe trajtimet janë tepër të kushtueshme. Ajo nuk mund të punojë, është larg familjes dhe çdo ditë është një betejë për mbijetesë.

Nëna e saj po përpiqet të udhëtojë drejt Australisë që të mos e lërë vetëm në këtë luftë mes jetës dhe vdekjes. Por kostot e trajtimeve, jetesës dhe udhëtimit janë të papërballueshme për familjen. Sot nuk ka rëndësi sa japim, por fakti që bëhemi bashkë për të shpëtuar një jetë. Në një rrëfim të ndjerë për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, nëna apelon për ndihmë nga shqiptarët.

“Mjekët kanë thënë që do të bëjmë të pamundur. Shpresa vdes e fundit. Do t’i nënshtrohet rrezeve. Ata donin t’i nisnin kimion. Por se përballoi dot trupi dhe nisi me rreze. Ngaqë ajo nuk ha, se ka vetëm të vjella, ata po i bëjnë rreze në kocka. Nuk përballojmë dot asgjë. Edhe kursimet e saj që kishte, ka paguar avokatin për letra. Më thoshte që nëse rrinte 1 ditë pa punë, nuk kishte si ta përballonte. Të gjitha kursimet i ka harxhuar. Jam shumë keq. Nga ana psikologjike një herë, jam zero, se përballoj dot. 8 vite që s’e kam parë. Kam qenë e sëmurë. E kam kaluar rrezikun, por kjo e Arjolës më ka rrëzuar fare. Nuk është vetëm ana financiare që s’e ndihmojmë dot, por se s’i ndodhemi dot pranë. Ajo akoma thotë; po kaloj një grip dhe asgjë tjetër. Më shumë na jep ajo kurajo, sesa ne asaj. Të gjithë jemi keq. Një vajzë e kam të martuar, pasi ka lindur tani. Nuk i tregonim dot asaj sa të lindte. Ça të të them. Vajza lindi djalë, kishte një vajzë më parë. Ajo që është më keq, mendoi për motrën e saj që ishte shtatzënë. Ajo interesohet për ne, nuk mendon për shëndetin e saj. Do që të jemi ne mirë. Vajza pas lindjes, mësoi që e motra ishte sëmurë. Djali e vuan shumë. E kam lënë gjithçka në dorë të Zotit, shpresoj te ai. Kur e pash vajzën, e pashë në gjendje të keqe. Nuk qava. Dje më kërkoi vetë. Më pyeti; mami kur do të vish. Kishte dhimbje të forta, por tani sikur ishte qetësuar. Kemi marrë një përgjigje nga ambasada shqiptare dhe thotë është çështje orësh që do të udhëtojë drejt Australisë. Do iki me nipin tim, Endrin.”, tha ai.

Nëse doni të kontribuoni për shpëtimin e Arjolës, klikoni këtu: gofundeme.com



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×