
Beşiktaşi ka refuzuar ofertën prej 5 milionë eurosh të Trabzonsporit për Ernest Muçin. Drejtuesit e klubit nga Stambolli nuk janë bindur nga shifra e ofruar dhe vazhdojnë të kërkojnë rreth 8.5 deri në 12 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar.
Trabzonspori po insiston për transferimin përfundimtar të 24-vjeçarit, pas paraqitjeve pozitive të tij gjatë sezonit si i huazuar.
Megjithatë, Beşiktaşi nuk ka ndërmend të ulë pretendimet financiare, duke llogaritur edhe faktin se për lojtarin kuqezi ka interesim edhe nga skuadra të tjera. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.
and then