Aksidenti në Tiranë/ Po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga makina, babai i ministres Adea Pirdeni i shtruar te Trauma, ja si është gjendja shëndetësore

Babai i ministres Adea Pirdeni ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Luan Pirdeni 87-vjeç ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 – në rrugën Bardhyl në kryeqytet.

Si pasojë e plagëve të marra, Luan Pirdeni ndodhet në spitalin e Traumës, ku edhe po merr trajtim mjekësor. Ndërsa mësohet se është në gjendje të rënduar shëndetësore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×