La Liga/ Të dehur nga suksesi, Barcelona “pa mendje” në fushë, mundet nga Alaves

Deportivo Alavés i bën pritje nderi Barcelonës, pas kurorëzimit të tyre si kampion të dielën e kaluar, por më pas mposht katalanasit e dehur nga festimet dhe e kthen betejën për rënie nga kategoria në La Liga edhe më të çmendur se ishte, teksa Sevilla dhe Espanyol praktikisht të shpëtuara.

Hansi Flick dhe katalanasit nuk e kapin dot tashme objektivin e 100 pikëve. Alaves e mposhti Barcelonën 1-0 në “Mendizorroza”, duke mbajtur portën të paprekur për herë të parë pas 21 ndeshjesh në La Liga. Kampionët e Barcelonës kishin siguruar titullin në ndeshjen e kaluar dhe u paraqitën me tetë ndryshime në formacion, ndërsa vendasit e nisën me intensitet për shkak të luftës për mbijetesë.

Rastet nuk munguan, por cilësia në finalizim ishte e dobët dhe deri në minutën e 30-të asnjë skuadër nuk gjeti portën me goditje në kuadrat. Goli i ndeshjes u shënua në fund të pjesës së parë, kur Ibrahim Diabate u shkëput nga mbrojtja dhe realizoi bukur me volej për 1-0. Në pjesën e dytë, Szczesny priti një goditje të rrezikshme me kokë të Diabate, ndërsa Alavés u mbrojt me pesë lojtarë në vijën e fundit. Barcelona e shtoi presionin në 15 minutat e fundit, por nuk arriti ta thyejë mbrojtjen e organizuar të vendasve dhe seria e saj prej 11 fitoresh radhazi në ligë u ndërpre.

Fitorja e parë e Alavés ndaj Barcelonës pas tetë vitesh e ngjit ekipin në vendin e 15-të, me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund. Sakaq, Getafe e trajnerit Bordalas e pabesueshme, i afrohet Europës. Mallorca e Muriqit në pozicion delikat.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×