Elbasani dhe Egnatia duan titullin kampion, statistikat paralajmërojnë një duel të ekuilibruar

Përballja mes Elbasanit dhe Egnatias, që do të luhet më 17 maj në orën 19:00 në “Air Albania”, pritet të jetë një sfi dë shumë e luftuar në fazën “Final 4” të Kategoria Superiore. Sipas statistikave të fundit, balanca mes dy skuadrave mbetet e madhe dhe parashikimet shkojnë drejt një barazimi, rezultat që kuotohet me koefi cientin 3.00.

Të dy ekipet vijnë në këtë duel me probleme në vazhdimësi rezultatesh, sidomos në javët e fundit të kampionatit.Elbasani po kalon një moment të vështirë, pasi verdheblutë kanë pësuar tre humbje radhazi në Superiore. Megjithatë, skuadra elbasanase vazhdon të mbetet shumë e fortë në ndeshjet si pritëse, duke mos humbur në 22 nga 24 takimet e fundit në fushën e saj.

Nga ana tjetër, edhe Egnatia nuk po arrin të gjejë stabilitet në transfertë. Rrogozhinasit vijnë pas tre humbjeve radhazi jashtë fushe dhe kanë fi tuar vetëm një nga nëntë transfertat e fundit në kampionat, statistikë që tregon vështirësitë e ekipit larg stadiumit të vet. Të dhënat e fundit tregojnë se asnjëra skuadër nuk hyn në këtë përballje në momentin ideal, ndaj pritet një duel shumë taktik dhe i kujdesshëm, ku gabimi më i vogël mund të rezultojë vendimtar në garën për fi nalen e madhe të kampionatit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×