
Përfaqësueset Rajonale të datëlindjeve 2013 dhe 2014 mbyllën turneun pranveror pas një sezoni intensiv stërvitor dhe monitorimi të vazhdueshëm të talenteve në të gjitha zonat e vendit. Aktiviteti, i organizuar nga Federata e Futbollit, shërbeu si një tjetër etapë e rëndësishme në procesin e evidentimit dhe zhvillimit të futbollistëve të rinj.
Në turne morën pjesë 186 lojtarë të datëlindjes 2013 dhe 171 lojtarë të datëlindjes 2014. Gjatë gjithë aktivitetit, stafet teknike vlerësuan progresin teknik dhe zhvillimin individual të lojtarëve, duke analizuar ecurinë e tyre përgjatë sezonit dhe potencialin për fazat e ardhshme të programeve të ekipeve kombëtare.
Turneu u monitorua nga trajnerët e ekipeve kombëtare, Fatjon Tafaj, Amand Damo dhe Gent Mahmuti, si edhe nga Drejtori i Sektorit të Skautimit, Tefik Osmani, Koordinatori Teknik i Përfaqësueseve Rajonale, Erjon Stavri dhe përgjegjësi i zhvillimit të sektorit të portierëve, Erjon Meta.
Në finalet e datëlindjes 2014, Përfaqësuesja Rajonale e Tiranës triumfoi ndaj Fierit në gjysmëfinale, ndërsa Korça siguroi finalen pas fitores ndaj Durrësit. Finalja mes Tiranës dhe Korçës përfundoi pa gola në kohën e rregullt, me Tiranën që fitoi trofeun pas goditjeve të penalltive 5-4.
Rezultatet, datëlindja 2014:
Tirana-Fieri 1-0
Durrësi-Korça 0-2
Finalja: Tirana-Korça 0-0 P(5-4)
Në datëlindjen 2013, Tirana fitoi 3-0 ndaj Durrësit në gjysmëfinale, ndërsa Korça siguroi finalen pas suksesit me penallti ndaj Elbasanit. Edhe finalja e kësaj grupmoshe u vendos nga goditjet e penalltive, ku Korça triumfoi 3-2 ndaj Tiranës pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt.
Rezultatet, datëlindja 2013:
Tirana-Durrësi 3-0
Elbasani-Korça 0-0
Korça fiton me penallti.
Finalja: Tirana-Korça 0-0 P(2-3)
Përmes këtyre aktiviteteve, FSHF vijon të investojë në zhvillimin e futbollit të moshave, duke krijuar një bazë të fortë për të ardhmen e ekipeve kombëtare dhe futbollit shqiptar.
and then