
Momo Salah pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës, në një kohë kur “faraoni” egjiptian njoftoi largimin e tij nga Liverpool, për më tepër falas. Prej kohësh, Arabia Saudite po përpiqet të josh Salah me miliona euro, ndërsa së fundmi u përfol edhe për një interesim nga ana e Bayern Munich, por ky lajm gjeti pak ose aspak konfirmime në gjermani.
Nga Turqia, gjigandi mediatik A Spor, sjell një tjetër version duke zbuluar se Momo Salah është vendosur në majën e listës së dëshirave nga Fenerbhace. Klubi nga Stambolli kërkon të rikthehet fuqishëm në garë dhe janë të gatshëm të investojnë miliona në merkato për t’ia arritur këtij qëllimi. Të vetëdijshëm për interesimin e fortë mbi Salah, Fenerbahce është gati të thyejë konkurrencën duke i ofruar sulmuesit 20 milionë euro neto në sezon dhe një kontratë 3-vjeçare.
Nëse kjo marrëveshje do të finalizohej, Salah do të shndërrohej në një nga lojtarët më të paguar në Turqi. Jo vetëm në aspektin sportiv, kjo shihet si një lëvizje për të rritur imazhin e Superligës Turke pasi Salah është një nga personazhet me një potencial shumë të madh mediatik.
and then