Zyrtare, Vora rinovon me mbrojtësin

Vora ka rinovuar me mbrojtësin Dajan Shehi. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit të Vorës

Futboll Klub Vora dhe Dajan Shehi do të vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin në vazhdim. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën me klubin tonë, duke konfirmuar besimin reciprok dhe vazhdimësinë e projektit të përbashkët. Pas një sezoni me paraqitje pozitive, përkushtim dhe seriozitet maksimal në fushën e lojës, presidenca e klubit ka vendosur të vlerësojë kontributin e Dajan Shehit me rinovimin e kontratës.

Klubi e konsideron atë një element të rëndësishëm në repartin defensiv dhe beson se ai do të vazhdojë të japë maksimumin me fanellën e Vorës. Rinovimi i kontratës vjen si pjesë e objektivave të klubit për të ruajtur stabilitetin dhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×