“Divorc” i parakohshëm, Tare largohet nga Milan, në Itali e bëjnë të kryer

“Jam i zhgënjyer, pa Champions do të ketë revolucion”, kështu u shpreh Gerry Cardinale, bosi i Milan, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport. Në dy javët e fundit, “djalli” do të bëjë gjithçka për të arritur këtë objektiv jetik, por me sa duket edhe nëse arrijnë të mbyllin Serie A mes 4 vendeve të para, Igli Tare nuk do të jetë më Drejtor Sportiv i Milan.

Në Itali, mediat e bëjnë fakt të kryer këtë përfundim të hidhur për legjendën e futbollit shqiptar, kjo pasi mbi Igli Taren rendojnë disa zgjedhje që nuk shkuan si duhet, nga blerja e Nkunku dhe Jasharit, te huazimi i Fullkrug, afrime këto që nuk arritën për asnjë moment të justifikonin investimin e bërë. Edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano e bën fakt të kryer: Igli Tare do të largohet nga Milan në fund të këtij sezoni. Jo vetëm kaq, mediat kanë zbuluar edhe pasuesin e tij, në Milano do të zbarkojë Tony D’Amico, drejtori aktual i Atalantas, një emër që “djalli” e kërkoi edhe një vit më parë.

Tare
Tare

Në dyshim të fortë janë edhe pjesa tjetër e stafit drejtues, përfshi këtu edhe Ibrahimovic. Nuk preket Allegri, gjithnjë nëse arrijnë të kualifikohen në Champions League, por mund të jetë vetë trajneri që mund të ndërpres bashkëpunimin pasi as Allegri nuk ndihet komod në këto kushte. E gjithë kjo situatë e krijuar së fundmi ka shtuar edhe më shumë presion mbi ekipin dhe trajnerin, ku në këto dy javët e fundit të Serie A janë të detyruar të fitojnë pa kthyer kokën pas.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×