E konfirmuar për sot, skenari ku Elbasani mund të vendosë një dorë te titulli kampion

Elbasani ka rastin e artë, që sot të hedhë një hap të sigurt drejt titullit kampion. Në rast se mposhtin Egnatian, atëherë verdheblutë do të jenë me një dorë te trofeu i titullit.

Sfida në “Air Albania” nis në orën 19:00 dhe vlen për javën e parë të Final Four. Elbasani do të largonte zyrtarisht dy ekipe nga gara për titull, pikërisht Egnatian dhe Dinamon.

Sa i përket Vllaznisë, Elbasani do të qëndronte 3 pikë përpara. Po ashtu me avantazhin e përballjeve direkte, me çdo skenar në javën e dytë të Final Four, Elbasanit do i mjaftonte edhe barazimi ndaj Vllaznisë në fund.

Elbasani i Gvozdenoviç mund të shkruajë historisë. Në këtë edicion mund të fitojë titullin e parë kampion në historinë e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×