Ish-këneta nuk gjen qetësi! Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, pamje nga momenti kur përplas patrullën e policisë

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur në timon.

Rezart Abazaj u përplas ditën e djeshme me patrullën e policisë ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi me 1.4 mg/l.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, aty ku pak kohë më parë humbën jetën dy vogëlushë, pasi u aksidentuan nga Nikoll Radaçi.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për pamjet nga përplasja e Abazaj me patrullën e efektivëve, pasi këta të fundit I ishin vënë në ndjekje për ta ndaluar, pas sinjalizimeve që kishin marrë se një mjet lëvizte në zonë me shpejtësi të lartë e bënte manovra të rrezikshme. Abazaj rezulton përsëritës për ngjarje të tilla.

Kujtojmë se aksidenti i shkaktuar nga Nikoll Radaçi, ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe mori para të miturit, duke lënë të vdekur 2 prej tyre.

E. M., 12 vjeç dhe K. N., 10 vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda.

Kujtojmë e shoferi ishte raportuar disa herë në polici nga banorët e zonës, ndërsa ishte gjobitur dhe nga Rrugorja për shkelje të rregullave të sigurisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×