Para drejtësisë pas 30 viteve arrati! Vrau gruan pasi refuzoi të ishte prostitutë dhe eliminoi dy vëllezër, arrestohet Sokol Hoxha. Përdori identitete të rreme në Britani e SHBA dhe…

Një shqiptar i dënuar për tre vrasje, i cili kishte arritur të siguronte azil dhe më pas shtetësi britanike duke përdorur identitet të rremë, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara pas gati 30 vitesh në arrati.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Sokol Hoxha, i cili sipas autoriteteve amerikane dhe mediave britanike, ishte larguar nga Europa pasi vrau bashkëshorten e tij 19-vjeçare në Belgjikë dhe dy vëllezër në Patos gjatë vitit 1997.

Sipas hetimeve, Hoxha hyri në Britani me identitet të rremë, duke pretenduar se ishte refugjat kosovar. Në këtë mënyrë ai arriti të përfitonte azil dhe më vonë shtetësi britanike.

Pas një hetimi gjashtëvjeçar që përfshiu autoritete në dy kontinente, ai u arrestua në Kettering të shtetit të Ohios.

Autoritetet amerikane thanë se Hoxha kishte përdorur për vite me radhë një pseudonim për të fshehur identitetin e tij real dhe kishte hyrë në SHBA në vitin 2012, ku më pas kishte siguruar status të ligjshëm qëndrimi.

Sipas deklaratës së Shërbimit të Marshallëve, rasti tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese mund të çojë në arrestimin e të arratisurve edhe pas dekadash.

Mediat britanike raportojnë se Hoxha ishte subjekt i dy njoftimeve të Interpol për tre vrasjet.

Ai ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dyfishtë në Patos, ndërsa dyshohet se kishte vrarë bashkëshorten e tij pasi ajo refuzoi të prostituohej.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×