FOTOT/ Dy vëllezër tentuan të vrisnin të riun, por plagosën policin, si ‘ngecën’ plumbat në kofanon e ‘Audit’

Fotot që shihni tregojnë automjetin e Kejdi Spajas, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozë, ku u plagos një efektiv.

Në pamje duken shenjat e plumbave të qëlluara në drejtim të automjetit ku udhëtonte 31-vjeçari, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë shënjestër e sulmit.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa hetuesit po verifikojnë dinamikën e atentatit dhe personat e përfshirë.

Sipas burimeve paraprake, në incident është përfshirë edhe një efektiv policie, i cili është lënduar në mënyrë aksidentale gjatë përplasjes me armë zjarri. Policia po vijon punën për kapjen e autorëve të dyshuar, ndërsa zona është këqyrur nga grupi hetimor dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.

  • foto galeri
  • foto galeri



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×