GJKKO zgjat arrestin në shtëpi për ish-vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e masës së sigurisë ndaj Gentian Gjylit dhe Erald Elezit, dy emra të përfshirë në një nga dosjet hetimore që ka sjellë debate politike dhe ka prekur edhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar më 12 maj 2026 zgjatjen me tre muaj të afatit të paraburgimit për dy të pandehurit.

Në përfundim të shqyrtimit, gjyqtari Erjon Çela vendosi pranimin e kërkesës së SPAK dhe zgjatjen e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për ish-kreun e ARRSH, Gentian Gjyli dhe ish-kreun e KESH, Erald Elezi për një periudhë 3-mujore.

“Zgjatjen e afatit të paraburgimit në lidhje me masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, për një periudhë kohe prej 3 muajsh”, thuhet në vendimin nr. 366 të datës 18 maj 2026.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×