Lihet jashtë listës për të marrë pjesë në Botëror, futbollisti që u injorua nga Silvinjo mbetet opsion për kuqezinjtë

Një nga futbollistët shqiptarë më të spikatur të këtij sezoni në Turqi, ka qenë padyshim anësori i djathtë Arda Kurtulan. Futbollisti me origjinë shqiptare, i cili në të kaluarën ka luajtur rregullisht me Shpresat e e Shqipërisë, pret prej më shumë se dy vitesh ftesën nga Silvinjo, por me këtë të fundit që nuk e ka parë asnjëherë si opsion.

Kjo, edhe pse Kurtulan ka qenë titullar i rregullt në Superligën turke dhe ishte bërë një opsion real për përfaqësuesen e këtij vendi falë paraqitjeve me fanellën e Goztepe. Në këtë edicion ai luajtur 31 ndeshje, duke shënuar 4 gola e dhënë 2 asiste. Këto paraqitje shtuan thirrjet në Turqi për grumbullimin e tij me përfaqësuesen për pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Por trajneri i Turqisë, Vinçenco Montela, nuk e ka përfshirë Kurtulan në listën paraprake të skuadrës për Botërorin, të cilën e publikoi sot. Kështu, anësori 23-vjeçar, mund të kthehet një alternativë për të veshur fanellën e Shqipërisë. Gjithmonë nëse Silvinjo në miqësoret e qershorit i jep përparësi të ardhmes kuqezi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×