Plagosja e efektivit në Tiranë, në kërkim disa persona, mes tyre dhe autorë e bashkëpunëtorë. Në vendngjarje u qëllua me dy armë

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e efektivit Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, autoritetet kanë shpallur në kërkim disa persona, mes të cilëve dyshohet se ka si autorë të përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje, ashtu edhe bashkëpunëtorë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se gjatë incidentit është qëlluar me dy armë zjarri, ndërsa arma e shërbimit të efektivit të plagosur është sekuestruar dhe është dërguar për ekspertim balistik, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo gjatë përplasjes.

Në vendngjarje grupi hetimor ka gjetur 7 gëzhoja, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×