
Fituesi Fabio Di Xhanantonio tregoi emocionin e tij pas garës së Moto GP të fituar në Barcelonë.
“I lumtur dhe i shqetësuar për pilotët, shpresoj që Aleks Markez të jetë mirë dhe shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Jemi në një situatë rreziku, por jam shumë i kënaqur për veten time sepse e kërkonim këtë rezultat prej kohësh”, tha Di Xhanantonio, pilot i skuadrës “VR46”.
Nga muri i bokseve erdhi edhe komenti i Valentino Rosit, i cili nuk e fshehu tensionin e madh të përjetuar gjatë ndërprerjeve të garës: “Sa frikë, ishte e vështirë. Di Xhanantonio u tregua një ‘kafshë’, shumë i fortë në rikthim, ishte shumë i shpejtë dhe bëri të gjitha parakalimet siç duhej. Një fitore shumë e madhe dhe emocionuese”, tha Rosi pwr pilotin e skuadrës së tij.
and then