
Rolando Maran është i përzgjedhuri i Dukës për të pasur Sylvinho-n në stolin kuqezi. Maran nuk është një emër i panjohur në Itali, por është një trajner me profil jo të lartë pasi në karrierën e tij ka drejtuar kryesisht ekipe në Serie B. Aventura e tij e fundit ka qenë në krye të Brescia-s në sezonin 2024/25. Brescia ka qenë edhe ekipi i tij i parë si trajner profesionit në vitin 2005. Maran është pa një ekip që nga korriku i vitit 2025 ku u largua pikërisht nga Brescia. Tekniku 62-vjeçar ka drejtuar më herët edhe ekipe si Pisa, Genoa apo Cagliari. Në Serie A, për herë të parë, Maran ka drejtuar ekipin e Catania në vitin 2012, ku vendosi edhe rekord teksa e mbylli sezonin në vendin e tetë duke grumbulluar 56 pikë në 38 ndeshje. Pas Dosena-s, De Biasi, Edy Reja dhe Panuçi, Maran është trajneri i pestë italian që ulet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Armand Duka, kreu i FSHF ka prezantuar në një konferencë të veçantë teknikun italian.
“Ne do të bëjmë publike emërimin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar, që është në krahun e djathtë timin, Rolando Mara. Në të njëjtën kohë ne mbyllim një cikël me ish-trajnerin Sylvinjo dhe stafin e tij. Dua ta falënderoj në emrin e federatës, në emrin tim. Kemi qeshur, kemi gëzuar bashkë me të. Në futboll mund të konsiderohet normale që mbyllet një cikël dhe nis një i ri. Në respekt reciprok, me Sylvinjo, kemi menduar që ky cikël duhet të hapin një fazë te re.
Një trajner jo shumë të ri në moshë, siç është Rolando, por objektivat tona janë të qarta. Ekipi ynë e ka vendosur stekën aty ku dëshiron. Objektivat janë të qarta, duam të jemi pjesë e botërorit në 2030-ën”, tha ai.
and then