NBA/ Spurs të papërmbajtshëm, teksanët mundin Oklahoma-n në finalen e parë, Wembanyama “shkëlqen” në parket

Spektakël i vërtetë në finalen e parë të Konferencës së Perëndimit në NBA, aty ku San Antonio Spurs triumfoi 122-115 ndaj Oklahoma City Thunder pas kohësh shtesë, në një sfidë dramatike që mbajti tifozët të gozhduar deri në sekondat e fundit.

Njeriu i mbrëmjes ishte pa diskutim Victor Wembanyama. Ylli francez zhvilloi një paraqitje monumentale, duke realizuar 41 pikë dhe 24 ribaunde, ndërsa në momentet vendimtare të shtesës  mori përsipër skuadrën me aksione decizive që vulosën suksesin e Spurs.

Shumë i rëndësishëm ishte edhe kontributi i rookie-t Dylan Harper. I hedhur titullar në vend të të dëmtuarit De’Aaron Fox, Harper iu përgjigj në mënyrën më të mirë besimit të trajnerit, duke e mbyllur ndeshjen me 24 pikë, 11 ribaunde, 6 asistime dhe plot 7 topa të vjedhur.

Në krahun tjetër, Oklahoma City luftoi deri në fund, por nuk arriti të shmangte humbjen pavarësisht paraqitjeve të mira individuale. Alex Caruso shkëlqeu nga stoli me 31 pikë, ndërsa Jalen Williams, në rikthimin e tij në parket, shtoi edhe 26 të tjera. “Ylli” i skuadrës Shai Alexander realizoi një double double falë 24 pikëve dhe 12 topave në table, por që rezultuan të pamjaftueshme për Thunder. San Antonio Spurs në këtë mënyrë  marrin avantazhin 1-0 në seri, në finalen e Konferencës së Perëndimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×