
“Presidenti e di vendimin tim, e kemi diskutuar një muaj më parë”. Kështu u shpreh Antonio Conte pas sfidës kundër Pisa, ku i dhuroi Napolit një biletë për në Champions League. Kaq ka mjaftuar që mediat në Itali të mos presin javën e fundit për të zbuluar të ardhmen e Contes, por shkruajnë me bindje se mes tij dhe Napolit gjithçka ka përfunduar. Conte ishte nën kontratë deri në vitin 2027, por me sa duket as këtë herë Conte nuk e shkel rregullin e tij, nuk qëndron më gjatë se 2 vite në krye të një ekipi.
Ndryshe nga Spalletti apo dhe emra të tjerë, Conte do të largohet nga Napoli në paqe, në konsensus me presidentin De Laurentiis, me këtë të fundit që edhe më herët është shprehur se nuk do të bëhet pengesë nëse Conte dëshiron të largohet. Divorci mes Conte dhe Napolit do të bëhet publik pas sfidës kundër Udineses, e fundit për këtë sezon në Serie A. Me të në stol, Napoli arriti 53 fitore, 19 barazime dhe 18 humbje, duke i dhuruar një titull në Serie A dhe trofeun e Superkupës.
Largimi i Contes nuk shumë i pabazë pasi tekniku italian është i qartë se presidenti De Laurentiis nuk ka ndërmend të investojë shumë në kuadër të sezonit të ri, por do të përpiqet të reduktojë shpenzimet pasi janë klubi i tretë në Serie A me 110 milionë euro paga në sezon. Napoli do të përpiqet të freskojë grupin pasi kanë një mesatare prej 28 vjeç. I vetëdijshëm për këto ndryshime, Conte ka marrë një vendim final, të largohet nga Napoli pas vetëm 2 sezonesh.
I qartë për vendimin e Conte, De Laurentiis ka nisur punën prej kohësh për të gjetur pasuesin e tij, ku në listën e gjatë janë përfshirë emra të rinj si Palladino, Grosso, apo dhe trajner ekspert si Sarri dhe Allegri.
and then