Sylvinho nuk është më trajneri i kombëtares, sulmuesi kuqezi e falenderon publikisht brazilianin

Sylvinho nuk është më trajner i Shqipërisë. Ai e drejtoi Kombëtaren për 3 vite e gjysmë duke e kualifikuar në Europian dhe duke e dërguar në “Play off-in” e Botërorit.

Braziliani solli një frymë të re në grup dhe krijoi shumë miqësi edhe me lojtarët. Një prej tyre është sulmuesi Rey Manaj.

Ky i fundit është lojtari i parë i Kombëtares që ka reaguar për largimin e Sylvinjos. Përmes rrjeteve sociale, ai ka postuar një foto të tijën me brazilianin duke shkruar: “Paç fat zotëri dhe faleminderit”!

Manaj
 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×