
Aksident në aksin Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas.
Mësohet se tre mjete janë përplasur ku një prej tyre ka përfunduar në barrierat anësore të rrugës. Sipas të dhënave, nga aksidenti ka dëme të shumta materiale.
Në vendngjarje ndodhet policia për zbardhjen e rrethanave ku paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë dhe humbjes së kontrollit të njërit prej mjeteve.
and then