A do të ketë amnisti për dorëzimin e armëve pa leje nga shqiptarët? Ja çfarë thotë ministri Lamallari

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një dalje për mediat u pyet mbi mundësinë e një tjetër amnistie për dorëzimin e armëve pa leje për të gjithë ata qytetarë që mund të kenë të tilla.

Ministri theksoi se ende nuk ka një nismë të tillë për një amnisti të dytë, ndërsa shtoi se duhet një plan i mirëmenduar.

“Ne nuk mund të jetë çështje fushate aty për aty, duhet të jetë një plan i mirëmenduar. Kemi diskutuar për mundësinë nevojës për një amnisti. Nuk ka një diskutim të tillë, një nismë konkrete. Jemi në fazën e rritjes së kapaciteteve të Policisë së Shtetit, dhe të doganave.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×