Arrestimi i oficerit të Komisariatit të Sarandës, si e ‘tradhtoi’ veten polici. U ‘fundos’ nga përgjimet që kishte bërë

Edmond Ruçi, oficeri i Komisariatit të Sarandës që u arrestua nga AMP ka të bëjë me një rast korrupsioni. Pasi Ruçi siguroi përgjime për dy vëllezër të dyshuar për aktivitet kriminal, ai takoi nënën e tyre dhe i kërkoi para për të mbyllur hetimet.

Nëna kishte telefonuar djemtë për t’i treguar bisedën me policin dhe komunikimet u regjistruan.

Por gjithçka u fundos nga vetë përgjimet e kryera nga oficeri, pasi kur Edmond Ruçi dorëzoi materialet në Prokurori, pa kuptuar dorëzoi edhe provat kundër vetes, duke mos i hequr ato nga materialet. Pas zbardhjes së bisedave, Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×