Stoli i Italisë “përçan” mediat, Conte apo Mancini, kush është favorit?

Në Itali, dy të përditshmet më të mëdha sportive, La Gazzetta dello Sport dhe Corriere i kushtuan faqen e parë të ardhmes së trajnerit të ri të Italisë, por të dyja ndahen në një pikë shumë të fortë, kush do të ulet në stolin e kaltër: “Conte, gjithnjë azzurr. Lirohet nga Napoli dhe sheh Italinë”, shkruan e përditshmja italiane në faqen e parë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Fakt është që Conte këtë periudhë ka lëshuar sinjale të forta në distancë. Fillimisht u shfaq i lumtur që emri i tij u lakua si pasuesi i Gattuso-s duke theksuar se për të është një nder, ndërsa së fundmi pas ndeshjes kundër Pisa u shpreh se presidenti De Laurentiis e di të ardhmen e tij, ja ka shprehur rreth një muaj më parë.

Corriere
Corriere

Në këtë mënyrë pas 10 vitesh, gjithnjë sipas La Gazzetta dello Sport, Conte është gati të rikthehet në krye të ekipit përfaqësues. Ndryshe nga La Gazzetta, e përditshmja tjetër italiane, Corriere dello Sport, ka një tjetër version, për të kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Italisë është një tjetër ish i famshëm, Roberto Mancini: “Mancini është favorit. Ish trajneri mund të rikthehet në stolin e Italisë pas 3 vitesh”, shkruan Corriere dello Sport.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×