
Aston Villa po fiton 0-2 në finalen e Europa League ndaj Freiburg. Në Besiktas Park (Istanbul), ekipi i Emery realizoi dy herë brenda 45 minutash, duke u afruar me trofeun.
Goli i parë erdhi nga Tielemans. Në minutën e 41-të, ai lëshoi një goditje mjaft të bukur, duke dërguar topin në rrjetë. Për të dyfishuar shifrat mendoi argjentinasi Emiliano Buendia. Mbetet të shihet si do shkojnë gjërat në pjesën e dytë.
and then