Rikthehu titullin në Londër pas 22 vitesh, Arsenal shpërblen Artetan, gati kontrata e re

Mikel Arteta është pa diskutim arkitekti i suksesit të Arsenal, me teknikun spanjoll që arrin të rikthejë në Londër pas 22 vitesh titullin në Premier League. Në 6 vite në krye të topçinjve, Arteta mbylli 3 herë sezonin në vendin e dytë, ndërsa këtë sezon i shkoi deri në fund duke fituar titullin. Ky ishte një fund i lumtur, por asgjë nuk ka përfunduar, pasi Arsenal është edhe në finalen e Champions League, ku përballë PSG synon edhe trofeun me veshë të mëdhenj.

Pavarësisht se do të jetë fundi i kësaj finaleje, e ardhmja e Arteta është në krye të Arsenal, madje drejtuesit e klubit i kanë ofruar prej kohësh rinovimin e kontratës. Arteta i kishte shtyrë diskutimet në fund të këtij sezoni pasi nuk dëshironte të shpërqendronte ambientin, nuk ka ndërmend ta bëjë as tani, përpara finales së Champions League. Pasi të mbyllin këtë sezon, Arteta dhe drejtuesit e Arsenal do të finalizojnë edhe detajet e fundit të kontratës së re.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×