
Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat, ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Sipas informacioneve paraprake, mjetet e ndërtimit ishin në pronësi të Blerti Mehillaj. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Vlorë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Megjithatë, betonieret janë djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm, ndërsa po punohet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.
and then