
Lecce mbijetoi mes më të mirëve në Serie A, ku një meritë të pa diskutuar për këtë kishte edhe dyshja shqiptare, Berisha-Ramadani. Dy legjionarët kuqezi pritet të jenë baza e ekipit edhe në sezonin e ri pasi shifrat dhe imapkti i tyre ka qenë jashtëzakonisht i madhe. Në mbylljen e sezonit, faqja zyrtare e Serie A bëri publike disa të dhëna, ku një prej tyre ishte edhe ajo e lojtarëve që kanë vrapuar më shumë.
Në krye të kësaj statistike qëndron pikërisht Ylber Ramadani. Mesfushori kuqezi përshkroi gjatë këtij sezoni 421,58 km në total, duke qenë në këtë mënyrë lojtari me më shumë kilometra në këmbë, një “maratonomak” i vërtetë.

Në garë kilometrash, Ramadani ndiqet nga Cristante i Romës me 412,44 km.
and then