
Jet Bank dhe kurajo për banking 100% digjital në Shqipëri
Nga Prof.Dr Elvin Meka
Viti 2025 do të shënohet si viti kur në Shqipëri u hap epoka e bankingut 100 % digjital. Krijimi i Jet Bank do të ishte pikërisht çasti që shënoi çeljen e kësaj epoke, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkanin Perëndimor, e cila ndonëse “filloi” me Telenor Bank në Serbi në vitin 2014, përsëri ky i fundit nuk do të ishte një realitet 100% digjital, si në rastin e Jet Bank. Në këto kushte, Jet Bank shënon efektin “pionier” në bankingun tregtar shqiptar dhe atë rajonal, duke iu bashkuar kështu një aradhe prej mbi 60 bankave tërësisht digjitale, apo rreth 100 neobankave në tërësi në Europë, që përbën atdheun dhe liderin absolut, në rrafsh ndërkombëtar, në këtë aspekt.
Por çfarë përfaqëson Jet Bank në mjedisin bankar shqiptar? Më shumë se sa një tJetër bankë tregtare në treg, ajo përfaqëson një mentalitet të ri dhe të guximshëm bankar në Shqipëri, i ngjashëm me: N26, Revolut, Monzo, Bunq, Starling, Wise, etj. Jet Bank është praktikisht një institucion bankar i licencuar në Republikën e Shqipërisë, si bankë digjitale (digital-first), me një model operimi tërësisht të bazuar në teknologji dhe jo në infrastrukturë tradicionale bankare. Megjithëse modeli i veprimtarisë së saj “ngjason” me atë të bankave ekzistuese në treg (pranim depozitash dhe huadhënie (konsumatore & hipotekare), shërbime pagesash & instrumentesh elektronike, emetim dhe administrim të instrumenteve të pagesës, shërbime ndërkufitare pagesash), ajo që e dallon nga pjesa tJetër e sektorit është modeli operativ, i bazuar në banking tërësisht digjital në nivel institucioni (operacionet me para’ fizike do të realizohen vetëm përmes bankave partnere të licencuara), me fokus në mobile banking-first dhe infrastrukturë të bazuar në cloud.
Si një bankë e gjeneratës së re, aksionarët janë kujdesur për ngritjen e një strukture drejtuese që përbëhet nga profesionistë me eksperiencë të gjatë kombëtare e ndërkombëtare (mbi 20 vite) në banking dhe financë, në pozicione ekzekutive në institucione financiare të nivelit të lartë dhe me kompetenca profesionale të spikatura në: menaxhim rreziqesh, përputhshmëri ligjore, operacione thesari, qeverisje korporate, etj.
Si çdo institucion tjetër bankar në Shqipëri, edhe Jet Bank ka ndjekur të gjitha hallkat e nevojshme, të domosdoshme dhe të detyrueshme ligjore të një procesi rigoroz licencimi, nga ana e Bankës së Shqipërisë, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Ky proces kompleks, por standard licencimi në Shqipëri, ka përfshirë një vlerësim të plotë mbi kapitalin dhe burimin e fondeve të aksionarëve, strukturën e pronësisë deri në përfituesin fundor, si dhe integritetin dhe përshtatshmërinë e aksionarëve dhe të drejtuesve (sipas parimit: fit & proper), në përputhje edhe me të gjitha standardet evropiane të mbikëqyrjes financiare (EBA/FATF), madje dhe ato që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT).
Në terma të kapitalit, Jet Bank tashmë ka një kapital të paguar, jo i marrë hua (non-debt capital), prej mbi 1 miliard lekë (~11 milionë euro), një detyrim standard rregullator ky në Shqipëri.
Përfundimisht, prania e Jet Bank në sistemin bankar e më gjerë në sistemin financiar shqiptar, do të nxisë fort inovacionin dhe digjitalizimin e pagesave, duke ndryshuar mentalitetin, si dhe përmirësuar e pasuruar më tej eksperiencën konsumatore dhe vlerën e këtyre shërbimeve financiare. Rruga nuk është e shkurtër dhe pa pengesa, në një treg ku sfida kryesore mbetet ndërtimi i besimit të klientit në institucione dhe mekanizma përtej atyre konvencionalë e tradicionale aktualë, drejt atyre 100% digjitalë, e mbi të gjitha, edukimi masiv dhe i vazhdueshëm financiar i publikut që do të përdorë këto shërbime digjitale.
Bankingu digjital patjetër që po ofron dhe do vijojë të ofrojë gjithnjë e më shumë përfitime për çdo aktor në ekonomi dhe shoqëri, duke dhënë kontribut të çmuar në luftën ndaj ekonomisë informale, rritjen e bazës tatimore dhe të ardhurave buxhetore, uljen thelbësore të kostove të ndërmjetësimit dhe shërbimeve financiare, zgjerimit të përfshirjes financiare, rritjes së dijes dhe kulturës financiare, si dhe më shumë hapësirë për zgjerim të ekonomisë së dijes, brenda ekonomisë kombëtare.
Natyrisht, prania e Jet Bank në këtë mozaik ekonomik dhe financiar shqiptar përbën jo vetëm një vlerë të shtuar, por edhe një mekanizëm për të lëvizur shpejt dhe në mënyrë të zgjuar drejt digjitalizimit të ekonomisë dhe rritjes së efikasitetit të saj!
Jet Bank & courage toward fully digital banking in Albania
The year 2025 will be marked as the moment when Albania entered the era of 100% digital banking. The creation of Jet Bank represents the milestone that opened this new chapter—not only in Albania, but also across the Western s.
While digital banking initiatives in the region date back to early experiments such as Telenor Bank in Serbia in 2014, none have represented a truly 100% digital banking model in the way Jet Bank does today. In this context, Jet Bank establishes a “pioneer effect” in Albanian commercial banking and the broader regional financial landscape, joining a network of more than 60 fully digital banks and nearly 100 neobanks across Europe, the global leader in this space.
But what does Jet Bank represent in the Albanian banking environment?
More than just another commercial bank, Jet Bank embodies a new and bold banking mindset in Albania, aligned with institutions such as N26, Revolut, Monzo, Bunq, Starling, and Wise. It is a fully licensed banking institution in the Republic of Albania, operating as a digital-first bank, with a business model entirely built on technology rather than traditional branch-based infrastructure.
While its services are comparable to those of existing banks, such as deposits and lending (consumer and mortgage), payment services and electronic instruments, issuance and management of payment tools, and cross-border payments, the key distinction lies in its operating model. Jet Bank is fully digital at an institutional level, with cash operations handled exclusively through licensed partner banks, and a strong focus on mobile-first banking supported by cloud-based infrastructure.
As a next-generation bank, its shareholders have established a leadership structure composed of professionals with extensive national and international experience (20+ years) in banking and finance, holding senior executive positions in leading financial institutions. Their expertise spans risk management, regulatory compliance, treasury operations, corporate governance, and more.
Like every other banking institution in Albania, Jet Bank has undergone all legally required and rigorous licensing procedures by the Bank of Albania, in accordance with national legislation. This complex yet standard licensing process included a full assessment of shareholders’ capital and source of funds, ownership structure up to the ultimate beneficial owner, as well as the integrity and suitability of shareholders and executives under the “fit & proper” principle, in line with European supervisory standards (EBA/FATF), including AML/CFT requirements for anti–money laundering and counter-terrorism financing.
In terms of capital, Jet Bank holds a fully paid-up, non-debt capital base of over ALL 1 billion (~EUR 11 million), in compliance with regulatory requirements in Albania.
Ultimately, Jet Bank’s presence in the Albanian banking and financial system is expected to strongly accelerate innovation and the digitalization of payments, transforming mindsets while enhancing and enriching the customer experience and the value of financial services.
The journey is neither short nor without challenges, in a market where the key barrier remains building trust in institutions beyond traditional models and transitioning toward fully digital financial services. Equally important is the need for large-scale, continuous financial education for users of digital banking services.
Digital banking is already delivering, and will continue to deliver, significant benefits across the economy and society: contributing to the fight against informality, expanding the tax base and public revenues, reducing intermediation and financial service costs, increasing financial inclusion, improving financial literacy and knowledge, and enabling the growth of the knowledge economy within the national economy.
In this context, Jet Bank represents not only added value, but also a catalyst for moving quickly and intelligently toward a fully digital economy and greater economic efficiency.
and then