“Hiqni durt’ prej nanës Shqipni!”, TKZ në krah të protestuesve: Stadiumi ynë është sheshi

Me pankarta në duar: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, Tifozët Kuqezi këtë herë vendosën të mos shkonin në stadium, për të mbështetur ekipin përfaqësues, por zgjodhën të bashkohen me mijëra protestuesit në shesh. Si gjithnjë unik, grupimi më i famshëm i ekipit përfaqësues, lëshoi sinjale të forta në shesh, por edhe në rrjetet sociale:

“Stadiumi ynë SOT është sheshi! Hiqni durt’ prej nanës Shqipni!”, shkruhej në reagimin e tyre në rrjetet sociale.

Tkz
Tkz

Jo vetëm grupimi TKZ, por si rrallë herë, edhe tifozët e tjerë të ekipit përfaqësues, zgjodhën të ishin në sheh, e jo në stadium, duke bërë që atmosfera në “Air Albania” të ishte e zbehtë, por sheshi të ishte full.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×