Zgjedhjet/ Ambasadori britanik: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më shpejt

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shpresën që pas procesit zgjedhor, partitë politike të arrijnë marrëveshje për formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Duke folur për mediat në Kosovë gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor në Zubin Potok, Hargreaves tha se ai dhe diplomatë të tjerë janë pjesë e ekipit të vëzhgimit diplomatik të koordinuar nga Bashkimi Evropian, i njohur si “Diplo Watch”, i cili po monitoron zhvillimet në të gjithë Kosovën.

I pyetur nëse shpreson që këto të jenë zgjedhjet e fundit për katër vitet e ardhshme, ambasadori britanik tha se shumë qytetarë në Kosovë ndajnë të njëjtën pritje.
“Kam përshtypjen se shumë njerëz në këtë vend shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit për këtë vit. Nëse është e nevojshme të shkohet sërish në zgjedhje, atëherë kjo do të ndodhë. Por do të ishte shumë mirë nëse pas këtyre zgjedhjeve partitë politike do të mund të arrinin një marrëveshje, jo vetëm për kuvendin dhe qeverinë, por edhe për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×