
Pas suksesit në Euro 2024, Spanja synon edhe majën e futbollit botëror dhe trajneri Luis de la Fuente nuk e fsheh ambicien e tij. Tekniku i “La Roja”-s deklaroi se skuadra spanjolle ndihet e gatshme për të luftuar për triumfin në Botërorin 2026, duke u renditur mes pretendentëve kryesorë për trofeun.
Në prag të nisjes së turneut, De la Fuente u shpreh i kënaqur me gjendjen e grupit dhe atmosferën në ekip, duke theksuar se lojtarët kanë mbërritur në kushte të mira fizike. Trajneri konfirmoi gjithashtu se talenti i ri Lamine Yamal nuk do të aktivizohet në ndeshjen e ardhshme miqësore, por pritet të jetë i gatshëm për debutimin e Spanjës në Botëror.
“Ndjejmë se jemi në gjendje ta fitojmë Botërorin, po përjetojmë një moment historik. Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të garojmë për diçka kaq të rëndësishme”, deklaroi tekniku spanjoll gjatë një konference për shtyp
Megjithatë, trajneri spanjoll vlerësoi edhe forcën e rivalëve, duke përmendur mes favoritëve kombëtare si Franca, Anglia, Argjentina, Brazili dhe Portugalia.
Pas suksesit në Euro 2024 dhe rezultateve pozitive të viteve të fundit, Spanja paraqitet në Botërorin 2026 me objektiva të qarta dhe me bindjen se mund të rikthehet në majën e futbollit botëror.
and then