Gjermania, Nagelsmann përkëdhel dyshen Musiala-Wirtz: Janë në formë

Vetëm pak ditë përpara startit të Botërorit, Julian Nagelsmann humbi shërbimet e talentit të Bayern Munich, Lennart Karl, me këtë të fundit që u detyrua të braktis grumbullimin si pasojë e një dëmtimi. Tekniku i përfaqësues gjermane kapet fort pas dy titullarëve të tjerë, Jamal Musiala dhe Florian Wirtz, dy lojtarë që mund të bëjnë diferencën në këtë Botëror.

Pas suksesit 2-1 në miqësoren ndaj SHBA, Nagelsmann u ndal pikërisht te këta dy lojtarë: “Jamal është gjithnjë e më mirë, ndërsa Florian është në top formë prej disa javësh. Pavarësisht se ka pasur disa probleme fizike kohët e fundit, gjendja e tij fizike ka ardhur gjithnjë e në rritje. Të dy janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne”, u shpreh Nagelsmann.

Gjermania do të debutojë në Botëror më 14 qershor në sfidën kundër Kuraçaos. Ekipi i Nagelsmann bën pjesë në Grupin E së bashku me Ekuadorin, Bregun e Fildishtë dhe Kuraçaon. 4 herë Kampionët e Botës nuk shihen mes ekipeve favorite për të fituar në këtë Botëror, por tradita dhe elementët që Nagelsmann ka në dispozicion, mbi të gjitha baza e Bayern Munich, i jep besim tifozët dhe trajnerit për të zhvilluar një turne pozitiv.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×