
Ylber Ramadani mbylli një sezon fantastik në aspektin personal në Serie A. Mesfushori kuqezi vërtetoi edhe një herë se është një “motor” i vërtetë duke rezultuar lojtari me më shumë kilometra të përshkruara në sezonin që sapo u mbyll. Ramadani pati një rol përcaktues në arritjen e objektivit të Lecces, të mbijetonin në Serie A. Në bazë të paraqitjeve të tij, Lecce aktivizoi të drejtën për të rinovuar kontratën me mesfushorin kuqezi edhe për një tjetër sezon.
Pavarësisht këtij detaji, rinovimit të kontratës, e ardhmja e Ramadanit te Lecce nuk është e siguruar pasi sipas “TuttoSport”, mesfushori është vendosur në listën e dëshirave të Torinos. “Demat” kërkojnë të përforcojnë mesfushën dhe Ramadani shihet si profili ideal, një lojtar që garanton kilometra dhe forcë në mesfushë. Torino nuk është e vetmja skuadër që ka shfaqur interesim për Ylber Ramadanit, në një kohë kur “TuttoSport” zbulon se për mesfushorin kuqezi interesohet edhe një skuadër nga Bundesliga, por pa bërë publik emrin e ekipit.
Fakt është që Ramadani ndihet komod te Lecce, një skuadër që e vlerëson dhe e ka vendosur gjithnjë në qendër të projektit, por Ramadani futet në vitin që i përfundon kontrata duke detyruar Leccen të dëgjojë ofertat që mund të vijnë në drejtim të tij, pasi në të kundërt rrezikojnë ta humbasin falas në fund të këtij sezoni.
and then