Raundi i dytë kualifikues i Europianit/ Shqipëria luan ndeshjen ndaj Ukrainës në “Arena Egnatia”

Shqipëria U-17 u përball me Ukrainën U-17 në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Europian U-17, e zhvilluar në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, ku sfida përfundoi 0-4 në favor të skuadrës ukrainase.

Takimi u zhbllokua në minutën e 42-të, kur Ukraina kaloi në avantazh me golin e Dziurynets, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ukraina dyfishoi shifrat në minutën e 57-të me Voloshko dhe më pas e thelloi avantazhin në 0-3 në minutën e 63-të me Pylypchuk. Në minutën e 83-të, Cappellato shënoi golin e katërt, duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×