
Të enjten nis Botërori, edicion unik që do të zhvillohet me 48 skuadra pjesëmarrëse, me një spektakël të garantuar, pasi do mbahet në 3 shtete, SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Për këtë eveniment fantastik, News 24 do jetë në shtëpinë e çdo shqiptari për 40 ditë me radhë. Në News 24, do të transmetohet nën drejtimin e moderatores Trevisa Tufa, emisioni “Botërori Amerikan”, duke filluar nga ora 16.30 deri në 17:45.
Analiza të detajuara nga ekspertë të fushës si Shpëtim Duro dhe Julian Ahmataj, ndeshje pas ndeshje, këndvështrim ndryshe, favoritët dhe gjithçka tjetër rreth Botërorit, do të mund ta ndiqni në ekranin e preferuar të shqiptarëve. Në total do të jenë 104 ndeshje, sakaq finalja e madhe e Botërorit është e programuar të luhet me 19 korrik.
and then