Zhdukja e Eglant Koçit/ Pamje nga lëvizjet e Armand Shakajt, mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmbë dhe…

ka siguruar pamjet e 41-vjeçarit Armand Shakaj, i shpallur në kërkim nga policia, teksa lëvizte dhe fshihte motorin e Eglant Koçit.

Në pamje ai shihet duke larguar motorin dhe më pas kthehet në këmbë.

Shakaj shihet nga hetuesit si personi kyç në këtë ngjarje, nën dyshimin se ka mbajtur peng 34-vjeçarin Koçi, i cili rezulton i zhdukur prej ditësh dhe ende nuk është gjetur.

Deri më tani, grupi hetimor ka arritur të identifikojë ambientin ku Eglant Koçi ka hyrë përpara se të humbiste gjurmët, si dhe personat që e kanë takuar në ato momente.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Enea Zyferi, i akuzuar për “Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se ndihmoi Shakajn pas ngjarjes.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti që dyshohet se transportoi 34-vjeçarin, si dhe motori i tij, i cili ishte zhvendosur nga vendi i parkimit fillestar

Ndërsa kërkimet intensive për gjetjen e Eglant Koçit vazhdojnë, policia po punon paralelisht për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×