
Botërori 2026 nis sot me përballjen mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, sfidë që do të luhet në stadiumin legjendar të Mexico City-t dhe do të shënojë zyrtarisht fillimin e turneut.
Ndeshja hapëse rikthen në kujtesë edhe Botërorin 2010, kur këto dy kombëtare sfiduan njëra-tjetrën në Johannesburg, duel që përfundoi në barazim 1-1. Kjo është hera e parë në historinë e Botërorit që një ndeshje hapëse përsëritet pas një edicioni të mëparshëm.
Meksika, një nga vendet organizatore të turneut së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë, synon ta nisë me fitore aventurën përpara tifozëve të saj, ndërsa Afrika e Jugut rikthehet në skenën botërore pas 16 vitesh mungesë me objektivin për të surprizuar.
and then