
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një grua rreth 28 vjeçe ka rënë nga kati i shtatë i një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe po hetohet nëse e reja është hedhur vetë apo ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pemët e ndodhura poshtë pallatit kanë amortizuar rënien, duke bërë që 28-vjeçarja të mbijetojë pavarësisht lartësisë së konsiderueshme nga e cila ka rënë.
Menjëherë pas ngjarjes, ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore mbetet nën vlerësimin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet që çuan në ngjarje.
and then