
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, një fëmijë 4 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, 4-vjeçari ka marrë dëmtime në trup dhe në kokë.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmë mjekësore.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija do të niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
and then