Ilir Shtufi dhe Edmond Jaupi në kërkim, krerët e grupit në Dubai/ Megaoperacioni i SPAK dhe policisë, kontrolle në Tiranë e Vlorë! Si pastroheshin paratë e kokainës

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me mega operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit për goditjen e një grupi kriminal të lidhur me trafikun e drogës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët për skandalin e AKSHI.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Ores Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë.

Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai, por nuk ka ende informacion nëse ndaj tyre është vendosur masë sigurie

Deri tani janë lëshuar 20 masa sigurie për anëtarët e grupit, që dyshohen të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës, ndërsa të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×