Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banesë në Tiranë, raportohet për dëme materiale. Vijojnë hetimet

TIRANË- Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit. Në një njoftim zyrtar, policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore.

Dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×