
Holanda barazoi 2-2 me Japoninë, në nisjen e Botërorit. Gazetarja e njohur, Pejana Elezi, në “Botërori Amerikan” tha se me këtë kombëtare është gjithmonë e njëjta histori. Sipas saj, kjo Holandë nuk ka asgjë të përbashkët me atë të dikurshmen.
“Holandën e ndjek ajo historia nga mbrapa. Gjithmonë dëgjoj të njëjtën histori. Vazhdon të mbetesh fanatik i asaj gjëje, nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me atë Holandën e dikurshme. Nuk e di sa larg do shkojnë, aty janë De Jong dhe Van Dijk” – tha ajo.
Elezi u ndal edhe te disiplina e japonezëve. “Në futboll disiplina është kryesorja, ata janë një popull i tillë, sa të përulur, ato e dijnë edhe sa vlejnë”.
and then