Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier

Policia e Shtetit ka bërë disa emërime të reja në nivelet drejtuese të policive vendore, duke sjellë ndryshime në tre qarqe të vendit.

Sipas vendimeve të fundit, Ermal Muça është emëruar drejtor i Policisë Vendore të Lezhës, ndërsa Edvin Ndreu është caktuar në krye të Policisë së Vlorës.

Në Fier, Erion Ahmeti, i cili deri më tani mbante detyrën si drejtor i komanduar, është konfirmuar zyrtarisht si drejtues i Policisë së qarkut Fier.

Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në strukturat e Policisë së Shtetit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×